U zhduk për mëse 1 javë, policia gjen 20 vjeçaren në Librazhd: U largova me dëshirën time

Policia e Librazhdit ka njoftuar se ka gjetur vajzën 20 vjeçare, e cila ishte zhdukur nga banesa e saj pa asnjë lloj kontakti. Denoncimin për zhdukjen e saj e bëri e ëma, e cila tha para policisë se nuk fliste me të bijën prej 3 ditësh.

20 vjeçarja është gjetur nga autoritetet dhe para hetuesve ka thënë se nga banesa është larguar me dëshirën e saj. Ajo tha se nuk ka asnjë pretendim për asnjë shtetas.

 “Në vijim të informacionit të dhënë për largimin nga banesa në Librazhd, më datë 14.02.2025, të shtetases Xh. R., 20 vjeçe, informojmë se kjo shtetase është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo ka deklaruar se është larguar nga banesa, me dëshirën e saj, si dhe se nuk ka asnjë pretendim ndaj asnjë shtetasi”, njofton policia.