Prej mëse 365 ditësh, sytë e kësaj vogëlusheje kanë parë më shumë spitalet, sesa buzëqeshjen e gëzimin e prindërve që e marrin në krahë. Anxhela është veçse 14 muajshe, por ka përjetuar dhimbje e vuajtje të shumta për shkak të një sëmundje të rëndë në mushkëri që tanimë po i rrezikon jetën.
Në mesin e krizave të forta të dhimbjes, ndalimit e bllokimit të frymëmarrjes së rregullt, kjo vogëlushe gjen momente të pakta qetësie veçse kur nëna e i ati e marrin në krahë. Prindërit e Anxhelas janë të dëshpëruar, pasi nuk kanë asnjë mundësi dhe e dinë se nëse e bija nuk largohet sa më parë jashtë shtetit, do të humbë jetën.
Mes lotëve, nëna e vogëlushes u bën thirrje për ndihmë shqiptarëve