Shfrytëzonin një vajzë 16 vjeçare për prostitucion, arrestohen dy gra në Sarandë

Dy gra të moshave 42 e 39 vjeç kanë rënë në prangat e policisë së Sarandës, nën akuzën e shfrytëzimit të një vajze të mitur për prostitucion.

Dy të akuzuarat janë arrestuar në një prej dy lokaleve që ato kishin marrë me qira në qytet, konkretisht në lagjet nr.3 e nr4.

Gjatë momentit të arrestimit, policia gjeti dhe sekuestroi një shmë prej 200 mijë lekësh të vjetra, të përfituara prej shfrytëzimit të një të miture 16 vjeçare si prostitutë.

DVP Vlorë/Finalizohet pas 2 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Silent Watch”.

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë 2 muajve, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, u finalizua operacioni policor i koduar “Silent Watch”.

Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetaset:

S. O., 42 vjeçe dhe L. D., 39 vjeçe, të dyja banuese në Sarandë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këto shtetase kanë shfrytëzuar për prostitucion, një 16-vjeçare. Gjatë kontrolleve në dy lokale të marra me qira prej tyre, në lagjet nr. 3 dhe nr. 4, në Sarandë, në të cilat ushtrohej prostitucioni, u gjet një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.