“Jam familjar i pronarit” Media greke publikon videot e grabitjes së 7 makinave nga 41 vjeçari shqiptar

Prej 13 vitesh është një emër i njohur për policinë shqiptare, por së fundmi Amarild Muka është shpallur në kërkim edhe nga policia greke, si autori i vjedhjes së 7 automjeteve luksoze në disa prej parkingjeve të Athinës.

41 vjeçari arrinte të vidhte çelësat e makinave që kërkonte të vidhte nëpër parkingje ose paraqitej para punonjësve duke u thënë se ishte familjar i pronarit/rëve të makinës.

Me këtë medotë ai ka arritur të vjedhë 7 makina me vlerë që i kalon 400 mijë euro.

Mjetet e vjedhura:

09.01.2022 – Në parkingun “Alkiviadou 90 Garage” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Mercedes-Benz” C180 me targa ANP-3736 në pronësi të grekut R. R.

02.09.2023 – Në parkingun “Xentea” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Porsche” Cayenne me targa IHO-3030, me vlerë 50.000 euro, në pronësi të grekut E. L.

20.10.2023 – Në parkingun “Akrokeramos A. E” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Mercedes-Benz” ML 350 me targa IMH-9983, me vlerë 22.000 euro, në pronësi të grekut K. Z.

25.10.2023 – Në parkingun “Unitpark” në Athinë, ka vjedhur mjetin “BMË” X5 me targa BKH-3931, me vlerë 80.000 euro, në pronësi të grekut A. K.

24.12.2023 – Në parkingun “Parking Safe Monoprosopi i K E” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Mercedes-Benz” me targa AB777VD, në pronësi të shqiptarit V. Dh.

03.02.2024 – Në parkingun “ParkingLand” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Mercedes-Benz” me targa PMB7369, në pronësi të grekes B. T.

23.03.2024 – Në parkingun “Leounakis Xaralampos” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Lexus” me targa XZA-1182, në pronësi të një firme dhe i marë me qira nga grekja G. X.

29.04.2024 – Në parkingun “Akrokeramos A. E”, në Athinë, ka tentuar të vjedhë mjetin “BMË” 316 me targë të panjohur.

Në maj të vitit 2017 Muka u arrestua duke drejtuar një makinë të vjedhur në Shqipëri. Në nëntor të po të njëjtit vit, ai u arrestua në Kamëz, pasi në makinë iu gjet një pistoletë me silenciator. Muka po ashtu është arrestuar në Tiranë në muajin mars të vitit 2012 për një vjedhje në bashkëpunim me një tjetër.