Incident në Mitrovicë, 6 të rinj serbë përleshen me policinë

Një incident ka ndodhur mesnatën e të hënës në rrugën “Mbreti Petri” në Mitrovicën e Veriut në Kosovë. Gjashtë të rinj me origjinë serbe janë përleshur me njëri- tjetrin dhe më pas kanë sulmuar edhe efektivët e policisë.

Policia ka arritur të arrestojë të dyshuarit dhe i ka sjellë në stacionin policor. Atje të rinjtë i janë nënshtruar testit të alkoolit dhe kanë rezultuar të gjithë në gjendje të dehur.

“Duke u treguar profesionale në kryerjen e detyrave, policia ka ndërmarrë teëgjitha veprimet e nevojshme ku të dyshuarit pasi janë arrestuar janë sjellë në stacion policor ku ju është bërë matja me alkool test dhe të njëjtit kanë rezultuar se janë nën ndikim të alkoolit, gjithashtu të gjithë të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të arrestuarit janë:

1. N.N. – 24 vjeçar
2. N.N. – 26 vjeçar
3. A.B. – 28 vjeçar
4. A.B. – 30 vjeçar
5. I.R. – 24 vjeçar
6. B.D. – 19 vjeçar