Breshkat e species “Lepidochelys olivacea” mbërrijnë në këto brigje çdo vit për të vendosur vezët e fekonduara në strofkat e tyre, afro 600 mijë vezë. Secila nga afro 11 mijë breshkat që kanë mbërritur në brigjet e Odishas, mundet të vendosin 100 deri në 1500 vezë, përpara se t’i mbulojnë me rërë e t’i rikthehen detit.
Vezëve u duhen 45-65 ditë kohë për të çelur e ku prej të cilave valët e detit do të mirëpresin afro 600 mijë breshka të vogla.
E pavarësisht numrit kaq të madh të vezëve, statistikat tregojnë se në det mundet të mbijetojë 1 në 1 mijë breshka të porsalindura. Kjo specie konsiderohet si ‘vulnerabël’ nga grupet ndërkombëtare që kujdesen për jetën e egër.