Pamjet video, fenomeni i rrallë i valëve ‘katrore’ filmohet në ujërat e Egjeut në Turqi

Një fenomen i rrallë është filmuar në ujërat territoriale te Turqisë në detin Mesdhe, atje ku në sipërfaqe të ujit janë vërejtur valë katrore.

Fenomeni i rrallë ndodh kur dy sisteme të ndryshme valëzimi lëvizin në drejtime të ndryshme dhe ndërthuren mes tyre, duke krijuar të tilla valëzime mbresëlënëse.

Por përtej imazhit të bukur për syrin, këto valë janë tepër të rrezikshme për notarët apo edhe varkat e vogla, pasi poshte ‘valëve katrore’, lëvizin të ndërthurura dy rryma detare, të cilat lehtësisht mund të mbysin një person që noton në ato. Në rastet kur rrymat janë edhe më të forta, valë të tilla shkaktojnë probleme serioze dhe për lundrimin e varkave.