U kthyen pas prej Kroacisë, 10 ton mandarina me pesticide u shitën në tregun shqiptar  

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen nga prokuroria se kanë shitur në tregun vendas produkte të dëmshme për shëndetin, të sekuestruara disa javë më parë nga ana e pikave kufitare në disa vende të ndryshme të BE-së.

Fjala është për një sasi prej afro 10 tonësh mandarina, të cilat u rikthyen prej Kroacisë me argumentin se kishin përmbajtje të lartë të pesticideve e elementëve të dëmshëm për shëndetin e njeriut.

Personi që ka magazinuar prodhimin në bashkëpunim me një punonjës të drejtorisë bujqësore, ka bërë të mundur riçertifikimin e mallit, sikur ai është i padëmshëm dhe mund të shitej në treg për konsumatorin shqiptar.

Prokuroria e Beratit e cila udhëheq hetimet, ka ngritur tre akuza për të arrestuarit; “Prodhim dhe shitje të ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrim me produktet ushqimore” dhe “Shpërdorim detyre”.