Aktori famshëm i Hollivudit gjendet i pajetë së bashku me të shoqen në shtëpinë e tyre në Santa Fe

Fituesi i Oskarit e aktori i mirënjohur hollivudian Gene Hackman, ëshëtë gjetur i pajetë në banesën e tij në Santa Fe. Së bashku me të pa shenja jete edhe e shoqja Betsy Arakawa.

Autoritetet kanë rrethuar banesën e aktorit dhe deri më tani lajmi për vdekjen e aktorit, të shoqes dhe qenit të tyre është i konfirmuar.

“Mund të konfirmojmë se bashkëshortët Gene Hackman dhe e shoqja janë gjetur të dy të vdekur në rezidencën e tyre. është një zonë aktive hetimi, gjithsesi në këto moment  nuk besojmë se kemi të bëjmë me faktorë kriminalë”-tha sherifi i kontesë së Santa Fe-së.

Aktori i mirënjohur ishte në moshën 95 vjeçare, ndërsa e shoqja, një pianiste, ishte 64 vjeç. Gene Hackman fitoi Oscar-in si aktori më i mirë për një rol në vitit 1971 dhe një tjetër si aktori mbështetës më i mirë në vitin 1992.