Një 30 vjeçare e huaj është gjetur e vrarë në banesën e marrë me qira në kryeqytet. Policia njofton se rreth orës 12:55 në rrugën “Gjon Muzaka”, është gjetur pa shenja jete në një banesë me qira një shtetase e huaj.
Gjatë këqyrjes paraprake të trupit, janë konstatuar plagë të shkaktuara nga një mjet prerës. Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.
Njoftimi paraprak i policisë:
Rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”, është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte marrë me qira, një shtetase (dyshohet e huaj), rreth 30 vjeçe.
Gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.
Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit