“Pse ty o bir… pse të mundoi ty kjo sëmundje” Nëna shpërthen në lot pranë djalit me leuçemi

Prej 5 muajsh, çdo orë, minutë, sekondë. Prej 5 muajsh sytë e kësaj nëne u bënë dëshmitarë të dhimbjes më të madhe që mund të përballojë një prind. Prej 5 muajsh kjo nënë shikon sesi djali i saj 16 vjeçar po venitet prej sëmundjes së leuçemisë.

Kadifeja qan sepse prej mëse 152 ditësh nuk ka asnjë motiv për të buzëqeshur…. djali saj rrezikon të vdesë e bashkë me të, edhe kuptimi i jetës së kësaj nëne.

Në një rrëfim që të mbush sytë me lot, nëna qan pranë kokës së të birit. E ligështuar deri në kockë, ajo i lutet të birit që të qëndrojë i fortë…. dhe me dhimbje ngre pyetjen.

Përse ty kjo sëmundje o biri im?

“Të ka mami zemër, të kam shpirt. Mos u mërzit, do të bëhesh shumë mirë. Do të dalësh sërish, do të shkosh në shkollë (qan)…ti je shumë i fortë, ke përballuar çdo gjë. Nuk mundem të të harroj asnjë gjë, asnjë moment, vuajtjet që ti ke kaluar. Pse të mundoi ty kjo sëmundje… (qan)

Nuk të shoh dot më mami kështu. Kam 5 muaj që të shoh në krevat, vetëm në krevat, vetëm me dhimbje. Nuk e imagjinoj dot unë që do të humbas unë tyy…. (qan me dënesë) Më mirë të vdes për vete, ti jo. Më premto që s’do të ma lëshosh kurrë dorën, që do të jesh me mua sa t’kem jetën.”-thotë mes lotëve Kadifja.

Në krah të tyre qëndron Behari, kryefamiljari. I tronditur, lëshon nga buzët një dëshirë që zemra ia ka kërkuar prej 5 muajsh tanimë.

Vëllezërit vetëm, shtëpia vetëm… ti s’je në shtëpi. Do doja unë të ulesha në këtë krevat, jo ti o zemra ime…”-i thotë babai Amarildos, teksa e puth në ballë.