Dy muaj jetë të lidhura me aparaturat, Ajla vogël ka nevojë për ndihmë urgjente

Erdhi në këtë botë dhe nuk mundi të qëndrojë gjatë në krahët e nënës. Dy muaj kanë kaluar dhe në këto pak ditë, jeta e kësaj vajze të vogël është në fije të perit. E prekur nga hidrocefalia, koka e Ajlës së vogël rritet e rritet, ndërsa jeta e saj po fiket dalëngadalë.

Alja prej 2 muajsh jeton në një inkubator, rrethuar nga aparaturat, nga vigonët që i japin ushqimin, nga tubat që i mbajnë frymën.

Shpresat për vogëlushen nga Fushë Kruja janë fare të pakta në atdhe. Ajla ka nevojë të kurohet jashtë shtetit. Por familja e saj e ka thjesht të pamundur të përballojë kostot e larta. Ajla duhet të niset me avion spitalor e të trajtohet në një spital të specializuar.