Një rast i pazakontë: I mjekoi këmbën e thyer… lejleku nuk i “ndahet” njeriut që e shpëtoi

Një histori e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e mediave të mëdha të huaja. Bëhet fjalë për një burrë të quajtur Mohammad Arif, i cili një vit më parë gjeti në fermën e tij një lejlek që s’mund të lëvizte. Mohammad ka që këmba e lejlekut ‘Sarus’ ishte e thyer. Ai vendosi ta marrë në banesë shpendin dhe ta mjekojë… pa e ditur se pas këtij akti njerëzor, lejleku nuk do ta braktiste kurrë Mohammad-in.

“Mendova se sapo të fillonte të fluturonte do të largohej, se fundja është një shpend i egër. E gjeta para një viti. Ishte tek ferma ime. Këmbën e djathtë e kishte të thyer. E mora në shtëpi dhe e mjekuam. Pas afro 6 javësh mund të qëndronte sërish në këmbë.

Ha përherë me mua. Kur dal me motor më vjen nga pas. Dal bëj xhiro për të, afro 5 kilometra dhe pastaj kthehem. Qëndron tek fusha, nuk e lidhim apo gjësend, e mbase prandaj nuk ka ikur nga këtu. Unë bëra vetëm detyrën time si një qenie njerëzore, kur e pashë të lënduar e ndjeva se duhej ta ndihmoja.”-tregoi Mohammad, siç raportoi BBC-ja.