“Zoti ju ruajtë familjet, ju gëzoftë siç më gëzuat ju mua”

Tashmë djali i saj 18 vjeçar është nisur për kurim jashtë shtetit dhe ndodhet në duart e mjekëve… por kjo nënë nga Kosova kishte dëshirë që t’i drejtohej kujto që ndihmoi dhe u lut për Robertin.

E mbushur me gëzim dhe shpresë nga bamirësia e shqiptarëve, Afërdita dha një mesazh nga zemra për të gjithë ata njerëz që u bënë bashkë për t’i mundësuar kurimin të birit të sëmurë.

Mbase kjo është hera e parë në disa kohë, që Afërdita është e qetë, e gëzuar dhe shpresëplotë se i biri do t’ja dalë të kalojë sprovën e madhe. E pikërisht për këtë gjë, kjo nënë është falenderuese për bamirësit.

“Kisha pas dëshirë një falenderim prej te madhit Zot… o Zot faleminderit. Prej krejt shqiptarëve që kanë kontribuar për djalin tim. Zoti jua ruajtë familjet, ju gëzoftë, njëlloj si unë që më gëzuat duke ma dërguar djalin për kurim”-tha Afërdita.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *