Vjen nga oqeani Atlantik, peshkatarët në Radhimë kapin “breshkën fluturuese”

Ky lloj i rrallë breshke ra sot në rrjetat e peshkatarëve në Radhimë dhe më pas u dorëzua pranë qendrës së peshkimit atje. Breshka më pas u hodh sërish në det.

Breshka rezulton të jetë afro 10 vjeç. Specie të tilla jetojnë deri në 80 vite dhe mund të arrijnë një peshë deri në 100 kilogramë. Mendohet se kjo lloj breshke ka ardhur në Gjirin e Vlorës për ushqim.