Doktoraturë në fizikë… në moshën 89 vjeçare

Ky burrë quhet Manfred Steiner, një 89 vjeçar i cili së fundmi arriti të bëjë realitet një dëshirë të tij që në fëmijëri… të jetë fizikant.

Me profesion mjek, Steiner nisi doktoraturën për fizikë në kohën kur ishte 70 vjeçar dhe tashmë në pension. I moshuari e kishte një doktoraturë në biokimi si hematolog dhe studiues i sëmundjeve të gjakut… por dëshirë të madhe kishte patur fizikën. Tashmë 89 vjeçar, Steiner ka marrë doktoraturë për fizikë në një prej universiteteve më të njohura në SHBA.

“Pse kjo fushë? Preçizioni i saj është përgjigja. Në mjekësi përherë ka shumë variabla, kurse në fizikë mund të arrish një preçizion që nuk e arrin në asnjë fushë tjetër.

Së shpejti mbush 90 vjeç, fizikën e kam patur pasion e me të dua ta mbyll jetën”-tha Steiner në një intervistë për CBS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *