Parvjet kishte humbur të shoqen… historia e trishtë e policit që u shua bashkë me të birin 15 vjeçar

Mbase një ndër historitë më të dhimbshme të tragjedisë që ndodhi javën që lamë pas në Greqi, atje ku dy trena u përplasën dhe sollën vdekjen e mbi 50 personave. Mes viktimave, një djalë 15 vjeçar, viktima më e rë në moshë dhe i ati 54 vjeçar, ish oficer policie.

I është dhënë (dje) lamtumira e fundit Vangelis Bournazis dhe të birit 15 vjeçar, ndërsa “Protothema” ka sjellë detaje të historisë së trishtë të kësaj familje.

54 vjeçari kishte humbur të shoqen dy vite më parë. Ai kishte vendosur vitin e kaluar të linte punën si oficer policie për t’u kujdesur e përkushtuar ndaj fëmijëve, veçanërisht rritjes së djalit të vogël 15 vjeçar.

54 vjeçari kishte udhëtuar me të miturin tek djali i madh. Ky i fundit ishte bërë baba, kishte një vajzë 3 muajshe të cilën ish oficeri mezi priste ta takonte. Gjatë rrugës së kthimit, babë e bir ishin në bordin e trenit me pasagjerë, i cili u përplas me trenin e mallrave.

Njerëzit dhe kolegët që njihnin ish oficerin, treguan se ai ishte një baba shembullor dhe njeri punëtor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *