Fotoja e mëposhtme paraqet një familje që jeton nga Kanadaja e cila u bekua me binjakë, një vajzë e një djalë. Dy vogëlushët që së fundmi kanë mbushur 1 vjeç kanë hyrë në rekordet Guinness si binjakët e lindur më para kohe në botë.
Adiah dhe Adrial Nadarajah u lindën në javën e 22-të, ndërkohë që një shtatzani normale zgjat përgjithësisht deri në javën e 40-të.
Nëna e binjakëve Shakina, tregoi se më parë ajo e kishte humbur një fëmijë. Me ardhjen e shtatzanisë së dytë, gruaja mësoi se kishte binjakë, një bekim që i kishte mbushur zemrën me gëzim. Por gjatë javës së 22 të shtatzanisë, gruaja kishte patur komplikime. Ajo tregoi se mjekët i kishin thënë se foshnjet kishin afro “0% shanse për të mbijetuar”.
Ndërkohë babai i binjakëve Kevin Nadarajah tregoi se gjatë atyre netëve nuk kishte bërë gjumë por i ishte lutur Zotit, që gjithçka të shkonte mirë. Një spital i specializuar mbi të tilla raste në Toronto, bëri të mundur sjelljen në jetë të fëmijëve.