Video, momenti kur makina “fluturon” nga mbikalimi në Tiranë

Këto janë momentet kur makina e drejtuar nga 20 vjeçari Klevis Ruçaj “fluturon” nga mbikalimi pranë Teg-ut në Tiranë. Si pasojë e aksidentit humbën jetën tre persona, dy vajza në të 20-tat dhe vetë drejtuesi i ‘Audit’.

Nga matjet e kryera në terren prej ekspertëve, rezultoi se makina kishte një shpejtësi mbi 200 km/h. Shenjat e para të frenimit janë vetëm 27 metër larg barrierës nga e cila ka ‘fluturuar’ makina. Me fjalë të tjera, automjeti nuk kishte asnjë mundësi për shmangien e aksidentit.