Mali i Zi/ Shpërthim me bombë pranë gjykatës, një viktimë

Një shpërthim me bombë është regjistruar këtë të premte pranë gjykatës së faktit në Podgoricë, ndërsa media vendase raportoi se ka një person të vdekur dhe disa të plagosur.

Siç ka mësuar “Vijesti”, një 39 vjeçar i quajtur Mladen Bulatovic është autor i shpërthimit, pasi ky i fundit ka shkuar në hyrjen e gjykatës duke mbajtur në dorë një granatë.

Si pasojë e shpërthimit, 39 vjeçari ka humbur jetën, ndërsa të paktën 5 persona janë lënduar. Njëri prej të lënduarve ka marrë plagë serioze.

“Në orën 11:35 morëm njoftimin se një shpërthim kishte ndodhur në gjykatën e faktit dhe se kishte të lënduar. Zbuluam se 39 vjeçari që kishte aktivizuar shpërthimin, kishte ndërruar jetë. Janë lënduar 5 persona nga shpërthimi. Të gjithë janë dërguar nën kujdesin e mjekëve”-thuhej në njoftimin e policisë.