22 ditë nën rrënoja… qeni shpëtohet nga rrënojat e tërmetit

Qeni në fotot e mëposhtme quhet Aleks dhe ka qëndruar nën rrënojat e një godine të shkatërruar nga tërmeti në Turqi prej mëse 22 ditësh… i zoti i tij i quajtur Murat Arici dëgjoi të lehurat e qenit të tij rastësisht dhe njoftoi për ndihmë. Pas dy orësh punë, qeni doli i gjallë nga rrënojat.

“Të mbijetosh 22 ditë në atë gërmadhë është me të vërtetë mrekulli”-tha një prej punonjësve që nxorri qenin nga gërmadhat, siç raporton Anadolu Agency.