Lutja e një nëne nga Kosova


A ka më vështirë për një nënë, të zbulojë se i biri është i prekur nga një sëmundje që mund t’i marrë jetën…?

Pikërisht me këtë peshë të madhe përballet kjo nënë nga Kosova, e cila i është drejtuar për ndihmë “Shqiptarët për Shqiptarët”. Djali i saj Roberti, është i prekur nga limfoma Burkitt, një lloj sëmundje agresive që ia rrezikon jetën 18 vjeçarit.
Nëna e Robertit na tregoi se ajo e ka rritur e vetme të birin mes sakrificave dhe vështirësive… por tanimë ajo përballet me një sprovë të cilën nuk mund ta tejkalojë e vetme. Në bisedë me doktorët, nëna e Robertit është informuar se i biri ka nevojë urgjente për t’i vijuar kurat jashtë shtetit. Kjo nënë, nuk i ka mundësitë financiare për të bërë të mundur kurimin e të birit dhe për këtë arsye, lutet e përgjërohet për ndihmën e shqiptarëve bamirës.

Mesazhi i saj:

“Doktoret pasi zbuluan llojin e semundjes e cila eshte shume agresive kerkojne te niset urgjentisht jasht shtetit, pasi cdo ore qe kalon mund te jete fatale per djalin tim. Kurimi i kesaj semundje mund te zgjasi deri ne nje vit me kimio-terapi dhe kushton 150 mije euro. Ju lutem si nene te me ndihmoni sepse nuk i kam mundesite. Eshte teper urgjente, kush te mundet ta shperndaje. E di qe mbase shume prej jush i kam shqetesuar me kete status por nuk kam rruge tjeter dhe per hater te Zotit me ndihmoni ta shpetoj tim bir. E kam rritur e vetme me shume sakrifica dhe endrra ime eshte qe djali te vazhdoje shkollen, ne klasen e 12. Ju lutem, ju lutem dhe nuk di cfare te shkruaj me, se halli ma ka copetuar shpirtin. ZOTI ju shperblefte sepse une nuk mundem. Vetem tek Zoti dhe tek ju i kam shpresat. Me respekt dhe me lot nena e Robertit”