E shpëtoi nga rrënojat e tërmetit… historia virale e maces dhe zjarrfikësit

Fotot e mëposhtme i përkasin një zjarrfikësi të quajtur Ali Cakas. Si shumë kolegë të tij edhe ai mori pjesë në operacionet e kërkim shpëtimit në rrënojat që la pas tërmeti në Turqi.

Gjatë punës, Cakas mundi të gjejë një mace, të cilën e nxorri nga rrënojat. Që nga ajo kohë, macja nuk i ndahet zjarrfikësit, ndërsa fotot e të dyve janë kthyer në një sensacion në rrjetet sociale.

Zjarrfikësi tregoi për median turke se deri më tani asnjë person nuk ka dalë për t’i thënë se macja është e tij, kësisoj Ali Cakas e ka marrë macen në shtëpi… edhe aty macja rri pranë zjarrfikësit