Një komunitet i vogël i quajtur Lajumanu në Australinë e largët, ka përjetuar një fenomen të pazakontë dy ditë më parë.
Abcnews e Australisë raportoi se në fshatin e vogël ka rënë shi dhe… peshq.
“Pranë nesh pati një stuhi të madhe, menduam se do të kishte vetëm shi”-shpjegoi një zyrtar i zonës i quajtur Andrew Johnson.
Veçse reshjeve të shiut, në zonë ranë edhe peshq, shumë prej të cilëve ishin gjallë. Plot njerëz në fshat dolën për t’i mbledhur peshqit e për t’i vendosur në kavanozë me ujë.
Siç raporton abcnews në Australi, kjo nuk është hera e parë që ky fenomen ndodh në kontinent. Njëjtë ka ndodhur në vitin 2004, 2010 dhe në vitin e largët 1974.
Eskpertët meteorologë, shpjegojnë se ngjarje të tilla ndodhin kur stuhi apo fenomene si tornado kalojnë pranë lumenjve dhe kanë forcën për të ‘tërhequr’ ujin dhe peshqit, duke i dërguar ato qindra kilometra më tutje.