Itali, 33 vjeçari ndërron jetë në aksidentin tragjik

Një 33 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Italinë fqinje, në një aksident tragjik. Ngjarja ka ndodhur në Montalto Uffugo (Kalabri).

Siç shpjegoi media italiane, i riu ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një pemë në anë të rrugës.

Mjekët e urgjencës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes së bashku me një helikopter për dërgimin e 33 vjeçarit në spital… por fatkeqësisht gjithçka ka qenë e kotë, pasi 33 vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

I riu me origjinë shqiptare punonte në një firmë vendase me kontratë të rregullt pune.