48 jetë të humbura prej rrëshqitjes së dherave, rrëfimi i një babai që kërkon për të bijën e zhdukur

Në Brazil reshjet dhe rrëshqitjet e dheut i kanë marrë jetën të paktën 48 personave në ditët e fundit. Tragjedia e shumëfishtë ka ndodhur në São Paulo, atje ku të paktën 1800 persona kanë mbetur pa banesë prej përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dhërave.

Siç raportoi “The Guardian”, në disa zona atje ka rënë mbi 600 mm shi, shifra më e lartë (kumulative) e regjistruar ndonjëherë në vend, në një kohë kaq të shkurtër.

Shumica e jetëve të humbura u regjistruan në São Sebastiao Mes shumë jetëve të shuara ka edhe persona të humbur, afro 40 të tillë. Ekipet e shpëtimit po punojnë e bashkë me ta dhe familjarët që nuk po gjejnë të dashurit e tyre.

Siç raportoi “Associated Press”, një prej atyre që po kërkon është dhe një baba i quajtur Antonio Muniz. Vajza 22 vjeçare e tij është zhdukur. Vajza e këtij babai sapo ishte martuar dhe jetonte në shtëpi me qira në zonën e Barra do Sahy, distrikti më i goditur nga reshjet e rrëshqitjet e dherave.

“Zotit i lutem… të paktën të gjej trupin e saj”-tha mes lotëve babai i 22 vjeçares.