Kjo sferë metalike e gjetur në plazh, është kthyer në sensacion në Japoninë e largët

Me një diametër prej 1.5 metrash, sfera metalike u pikas nga një kalimtare në plazhin Enshu të qytetit të Hamamatsu-s.

Autoritetet ende nuk kanë zbardhur se për çfarë shëërben ky objekt. E vetmja gjë që dihet me siguri nga këta të fundit është fakti se sfera nuk është shpërthyese, pas disa matjeve të bëra. Fillimisht kishte shqetësim se sfera metalike mund të kishte qenë një minë ujore, por pas matjeve me rreze X, u përjashtua një mundësi e tillë.

Deri më tani nuk ka të dhëna nëse sfera mund të jetë element që përfshin aktivitete spiunazhi nga shtete të tjera (Kina apo Korea e Veriut).

Në mungesë të një shpjegimi të plotë, në rrjetet sociale nisën teoritë dhe spekulimet për shpjegimin e sferës si një objekt jashtëtokësor e plot teori të tjera… deri tek fakti se objekti i ngjan sferave të ‘Dragon Ball’, një seri e njohur vizatimore