Një lajm i mirë që na gëzon shumë…Blerimi kryen me sukses ndërhyrjen

Burri që shihni në foto quhet Blerimi… është baba i tre fëmijëve të mitur. Disa ditë më parë Blerimi iu drejtua për ndihmë shqiptarëve bamirës. I prekur nga një sëmundje e rëndë dhe në nevojë për një kurim jashtë shtetit, Blerimi nuk i kishte mundësitë financiare.

Përmes “Shqiptarët për Shqiptarët” dhe falë modelit të bamirësisë,, u bëmë bashkë dhe e ndihmuam Blerimin.

Me mendjen tek tre fëmijët e vegjël, Blerimi u nis për kurim jashtë shtetit dhe së fundmi i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Dashtë Zoti Blerimi rikthehet në atdhe me shëndet të mirë, atje ku e presin fëmijët e tij.