Nga kjo vrimë e vogël e pas 6 orësh punë, u shpëtua jeta e një 15 vjeçari

‘Trt’ në Turqi ka raportuar këtë të premte për rastin prekës të një të riu të quajtur Abdullah Gümüştoki, i cili ndodhej pikërisht poshtë kësaj vrime të vogël. Ekipet e shpëtimit dëgjuan të riun, i cili zgjati gishtat e tij në këtë hapësirë të vogël dhe u buzëqeshi me gëzim punonjësve.

Këta të fundit i dhanë pak ujë 15 vjeçarit dhe nisën punën për ta nxjerrë nga gërmadhat (në Kahramanmaras). 6 orë punë iu desh ekipeve të shpëtimit për të nxjerrë nga rrënojat 15 vjeçarin, ndërsa fjalët e tij të para ishin… “qenka shumë ftohtë jashtë”

Pasi 15 vjeçari doli nga rrënojat, u nis drejt spitalit në krah të së ëmës e cila priste lajme prej 5 ditësh për të birin.