Me lot në sy e duke i shtrënguar dorën të bijës, ky baba me origjinë nga Siria u mbush në gëzim kur vajza i doli e gjallë nga rrënojat e një godine në Hatay të Turqisë.
Por për këtë baba të gjorë, dhimbja do ta rrethonte në momentin kur ekipet e shpëtimit arrijnë të nxjerrin nga gërmadhat një djalë të mitur, i cili kishte ndërruar jetë… ishte djali i babait nga Siria.
Mbi 15 persona mundën të nxirren të gjallë nga e njëjta ndërtesë në Kahramanmaras, ndërsa 3 të tjerë të pajetë.