Pamjet e mëposhtme vijnë nga Shkodra, në një qendër dedikuar për para dhe tetraplegjikët. E ku ka më mirë sesa modelin e bamirësisë ta përçojmë pikërisht tek njerëzit në nevojë, tek ata që janë sprovuar.
Fatma Naçi, Meri Bejleri dhe vajzat e konviktit “Firdeus” shkuan në qendrën e Shkodrës për të ofruar ndihma.
“Sot kemi ardhur në Shkodër, në Shkodrën time. Do të takojmë anëtarët e shoqatës së para e tetraplegjikëve. Sajmiri, drejtuesi i shoqatës e ka provuar vetë se çdo të thotë të jesh me aftësi ndryshe e kësisoj ka vendosur të hapë një shoqatë për t’i ardhur në ndihmë kësaj kategorie.”-shpjegoi Meri.
Fondacioni “Firdeus” u erdhi në ndihmë me ushqime e sende tjera nevojtarëve. Në mesin e tyre kishte dhe dy familje të cilat kishin disa mungesa të theksuara në shtëpitë e tyre, orendi të cilat ua siguroi fondacioni. Prekës ishte momenti kur kryefamiljari, i ulur në karrige me rrota, mbushet në lot kur sheh ndihmën e ardhur nga bamirësit shqiptarë.
“Duke qenë se këto dy familje kanë patur disa humbje në shtëpitë e tyre dhe kanë disa mungesa, ne kemi vendosur që t’i bëjmë edhe nga një dhuratë tjetër. Anëtarët e shoqatës na treguan që këto pajisje ju mungonin në shtëpi. Dashtë Zoti, ju hyjnë në punë tani… Zoti ju ruajtë, ishte kënaqësi për ne.”-i tha Fatma zotërisë