Po të udhëtosh në Angli, shumë prej godinave të vjetra kanë dritare… të cilat janë të mbyllura me tulla.
Dritaret e mbyllura me tulla në fakt kanë një histori interesante nga pas. Deri në vitin 1851, në Britani ka patur një taksë për dritaret. E vendosur në vitet 1700, taksa kishte për qëllim që t’u vendosej godinave që zotëroheshin nga njerëzit e pasur, pasi në teori këta të fundit jetonin në banesa më të mëdha (me më shumë dritare).
Por shumë shpejt pronarët e këtyrë godinave nisën t’i japin banesat me qira (veçanërisht nëpër metropole) ose të mbyllin dritaret me tulla për të evituar taksimin e tepërt.
Sot “dritaret e mbyllura” mund të gjenden edhe në godinat e reja, si pjesë e një elementi arkitekturor dekorativ.