Një histori interesante… shokët e klasës ndërtojnë një dorë robotike për 15 vjeçarin

Sa herë që shkonte në shkollë (gjimnaz) 15 vjeçari Sergio Parelta mundohej ta fshihte dorën e tij të djathtë, e cila nuk ishte plotësisht e formuar. Sergio mundohej ta mbante sekret, derisa një prej mësuesve të shkollës në Tenesi (SHBA) e mësoi këtë detaj. Mësuesi Leslie Jaramillo vendosi që të bashkëpunojë me nxënësit e klasës së inxhinierisë, në mënyrë që të ndihmonin 15 vjeçarin.

Nxënësit morën përsipër detyrën dhe nisën në projektimin e një dore robotike për shokun e tyre të klasës.

“Shokët më thanë se mund të më bënin një protezë. Nuk e prisja kurrë këtë, as për një milionë vite”-tha për CBS 15 vjeçari.

Pas një muaji pune, studentët arritën të krijojnë një protezë dhe ia dhuruan shokut të tyre të shkollës.