Tiranë, shtëpia digjet… Kur’ani i vetmi libër që shpëton nga flakët

Disa ditë më parë një shtëpi në Tiranë u përfshi nga flakët. Një prej zjarrfikësve që ndodhej në vendin e ngjarjes, vuri re se në bibliotekën ku ndodheshin librat ishte dhe Kur’ani Famëlartë, i cili nuk ishte djegur nga flakët.
“Shtëpia e gjitha e shkrumbuar, madje edhe biblioteka me të gjithë librat e tjerë, përveç Kur’anit. Unë jam edhe besimtar vetë… Kur’ani ndodhej mes librash, të gjithë ishin djegur, ndërsa Kur’ani jo.”- tregoi zjarrfikësi në një prononcim për ‘Abc-në e Mëngjesit’