Përgjatë javës që lamë pas, shumë shqiptarë të Kosovës u përballën me vërshime e përmbytje të konsiderueshme. Shumë prej tyre humbën brenda pak minutave atë për të cilën kishin punuar një jetë.
“Fondacioni Firdeus” vendosi t’u qëndrojë pranë motrave e vëllezërve tonë nga Kosova, duke dërguar një sërë ndihmash për familjet e prekura nga vërshimet.
Ndihmat u bënë të mundura falë modelit të bamirësisë së shqiptarëve.