Me madhësinë e një autobusi, asteroidi kalon fare pranë Tokës

Një asteroid në madhësinë e një autobusi do të kalojë fare pranë Tokës gjatë mesnatës (premte) mbi Amerikën e Jugut.
I identifikuar si “2023 BU”, asteroidi do të kalojë afro 3600 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës, një lartësi e cila është mjaft e ulët, krahasuar me disa prej satelitëve që orbitojnë në planetin tonë. Pavarësisht afërsisë, asteroidi nuk do të bjerë në Tokë.
Asteroidi u pikas fillimisht nga një astronom amator i quajtur Gennadiy Borisov, javën e kaluar. Pas vëzhgimeve të detajuara, astronomët konkluduan se asteroidi do të kalojë fare pranë tokës.