Pamjet, një re e pazakontë shfaqet në qiellin e Turqisë

Fotot e mëposhtme janë shkrepur në Bursa të Turqisë, atje ku një re me formë të pazakontë ka mahnitur qytetarët dhe tërhequr vëmendjen e medias. Fjala është për një re lentikulare (thjerrëzore) e cila qëndroi për afro një orë derisa u shformua.

Retë thjerrëzore kategorizohen edhe në varësi të lartësive në të cilat formohen në qiell, duke marë parashtesa në terminologji (altokumulus, stratokumulus dhe cirrokumulus)