Bibliotekë me libra shqip, iniciativa e shqiptares nga Manastiri

Kjo vajzë quhet Ermira Selimi. Ajo ka ndërmarrë një iniciativë të bukur, të hapë bibliotekë shqipe në qytetin e Manastirit (Maqedonia e Veriut).
Vetë studente, Ermira së bashku me të tjerë shqiptarë kanë arritur të mbledhin afro 5 mijë libra, si një orvatje për të ruajtur gjuhën shqipe e për hapjen e një biblioteke në qytetin ku u unifikua alfabeti ynë…