Kështu e rrëfen Kristi sprovën e tij të madhe dhe përballjen me sëmundjen që e detyroi të kryejë 9 operacione. Por edhe pas kaq shumë ndërhyrjeve, ai nuk gjeti dot shërim.
“Shqiptarët për Shqiptarët” e bamirësit shqiptarë anembanë botës, i dolën në krah kësaj familje. Kësisoj Kristi mundi të nisej për t’u kuruar jashtë shtetit.
Kanë kaluar disa muaj nga ajo kohë dhe falë Zotit, Kristi gëzon shëndet të plotë.
“Nuk mu besua kur erdhi xhaxhi Elvisi. U gëzova shumë. Në shtëpi erdha shëndoshë e mirë, nisa shkolllën. Më shpëtuat jetën, shumë faleminderit”-thotë Kristi.
Por ata që përjetuan gëzimin më të madh, ishin patjetër prindërit e Kristit, të cilët rrezatojnë lumturi kur flasin për djalin.
“Jeta më është shtuar, s’ka gëzim më të mëdha kur shoh Kristin në shtëpi”-tha nëna e Kristit.
“Ju faleminderit të gjithë shqiptarëve”-tha babai i Kristit.