Lotët e vëllait për të motrën

Motra e tyre e madhe, nuk ndodhet në shtëpi… por e shtruar në spital. Gjendja e saj shëndetësore është rënduar ndjeshëm, pasi ajo është e prekur nga leuçemia akute. Është veçse 20 vjeçe…

Motra e Jasminës, së bashku me dy vëllezërit, luten çdo ditë në Zot që e motra t’u shpëtojë. E kanë shumë të vështirë ta imagjinojnë jetën e tyre pa Jasminën.

“Më duket si fundi i botës kur shoh gjysmën time, motrën, në atë gjendje… Në rrobat e saj ia ndiej erën ende. Ta shohësh në atë gjendje, është tmerr për ne. Unë as që dua ta mendoj se ajo do të largohet prej kësaj bote.”-thotë motra e 20 vjeçares së sëmurë.

“Mendoj gjithmonë për motrën, do kisha bërë gjithçka për të… më ka marrë shumë malli. Shumë kam frikë se mos motra…”-thotë vëllai i vogël i Jasminës, i cili mbulohet në lotë sapo kujton gjendjen e vështirë ku gjendet e motra dhe gjithë familja.

Por ndjenja e mërzisë dhe agonisë, duke sikur ka përshkruar edhe më thellë vëllain e Jasminës. Ai është i pafuqishëm për të ndihmuar të motrën dhe e vuan një fakt të tillë. Lotët janë e vetmja mënyrë që ai të mund të çlirohet nga shtrëngimi i dhimbjes, për të bërë një lutje për këdo shqiptar që ka mundësi të ndihmojë për kurimin e të motrës.

“Herën e fundit që e kam parë, kam menduar edhe atë… që mbase nuk e shoh më kurrë motrën. Të gjithë shqiptarëve, unë kam një lutje për ta. Kush ka mundësi të na ndihmojë me para, e kush nuk ka mundësi një dua për motrën, një lutje po e lypim… veç Jasmina të shpëtojë”-thotë mes lotëve vëllai i Jasminës