Po punonte me të birin, 49 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në Greqi

Një punëtor shqiptar ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia në një kantier punimi në Mykonos. 49 vjeçari po lyente murin e jashtëm të një godine, ndërsa me të ishte dhe i biri i cili e ndihmonte. Ky i fundit sapo ishte larguar për të çuar disa mjete në makinën e tyre, në momentin kur i ati ra nga lartësia.

Protothema raporton se shkaqet janë ende të paqarta, ndërsa sipas të dhënave të para rezulton se shtetasi shqiptar nuk ishte i pajisur me dokumente të ligjshme qëndrimi në Greqi.

Me të ardhur sërish në zonën e punës, ka qenë djali i cili ka gjetur të atin të pajetë. Ndërkohë punëdhënësi i shqiptarit është shpallur në kërkim nga policia.