Një fëmijë i mitur është mbytur në liqenin e Mursisë në Konispol. Autoritetet njoftuan se viktima është një djalë 4 vjeçar. Ky i fundit po qëndronte me familjen pranë liqenit, kur aksidentalisht ka hyrë në ujë dhe është mbytur. Mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes.
“Rreth orës 13:40, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, në liqenin e Mursisë, Konispol, një shtetas i mitur 4 vjeç, banues në fshatin Shëndelli, i cili ka qenë duke qëndruar me familjarët e tij, në afërsi të liqenit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”-njoftuan autoritetet.