Pamje video, momenti kur grabitësi i merr orën me diamante ish- kampionit të boksit Amir Khan

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një grabitës i ka marrë ish kampionit të boksit Amir Khan një orë me vlerë 72 mijë paund britanikë. Pamjet e publikuara nga media britanike janë sjellë në sallën e gjyqit, atje ku vijojnë seancat për ngjarjen e ndodhur në prill të vitit të kaluar.

Nga çfarë dallohet nga pamjet, ish boksieri 36 vjeçar sapo ka dalë nga një restorant me të shoqen dhe po i drejtohet makinës, në momentin kur një prej dy grabitësve i afrohet dhe duke i drejtuar armën, arrin t’i marrë orën e kushtueshme.