“Në tokën e shtëpisë punonim, kur plasi granata” Flet një prej tre të lënduarve në Prrenjas

Fatmirësisht shpëtuan me plagosje, në atë që mund të shndërrohej fare kollaj në një tragjedi të shumëfishtë.

Një prej 3 personave që mbeti  i plagosur nga shpërthimi i një granate në Prrenjas, tregoi për median se çfarë ndodhi.

45 vjeçari Olsi Elezi u shpreh se ai së bashku me tre të tjerë po punonin tokën me bel, kur papritur një granatë e vjetër shpërtheu në tokë. 45 vjeçari i cili mori plagë në të dyja këmbët, tregoi se po punonin në oborrin e shtëpisë së tyre.

 “Duke punuar, nuk e mora vesh si plasi. Ishim 4 veta duke punuar me bel. Ishte toka e shtëpisë. Nuk e mbaj mend nëse kemi punuar më parë aty”, deklaroi 45 vjeçari.

Dy të lënduarat e tjera (gra) janë dërguar ndërkohë për trajtim më të specializuar në spitalin e Traumës.