Atletja jonë Luiza Gega ka arritur një tjetër rezultat të shkëlqyer në paraqitjen e saj në “Semi Marathon” në Lile të Francës. Përgjatë garës 5 kilometra, Gega ka vendosur një tjetër rekord të ri kombëtar, duke fiksuar kohën 15 minuta, 16 sekoda… plot 23 sekonda më pak se rekordi i mëparshëm.
Me paraqitjen e saj Luiza Gega u klasifikua në vendin e shtatë. Vlen të vihet në dukje se rezultati ishte më i miri nga të gjithë sportistët evropianë.
Kujtojmë se atletja shqiptare mban rekordin e kampionatit Evropian në 3000 metra me pengesa.