Raporti Botëror i Lumturisë, si renditen Shqipëria dhe Kosova

Raporti Botëror i Lumturisë e ka renditur për të gjashtin vit radhazi Finlandën, si vendin më të lumtur në botë. Raporti i përpiluar në SHBA e bazuar në sondazhet e Gallup, ka sjellë së fundmi renditjen e vendeve për vitin 2023.

Pas Finlandës renditen Danimarka e Islanda, mandej Izraeli e Holanda. Vendet e tjera si Suedia, Norvegjia, Zvicra, Luksemburgu dhe Zelanda e Re plotësojnë dhjetëshen e vendeve më të lumtura në glob.

Kosova renditet e 34-ta, shumë pranë Italisë e Spanjës.

Ndryshe paraqitet renditja e Shqipërisë, e cila është në vendin e 83-të. Maqedonia e Veriut pason në vendin e 87-të.

Raporti bazohet në faktorë si të ardhurat, shëndeti, mbështetja tek njerëzit, njenja e lirisë, bujaria e mungesa e korrupsionit. Afganistani e Libani mbeten vendet më të palumtura në botë