Kujdestarët nuk i dhanë ujë e ushqim, historia e të moshuarës që ndërroi jetë pas 28 ditësh

Një grua në moshë ka ndërruar jetë tragjikisht, 28 ditë pasi kujdestarët e saj i hoqën ujin dhe ushqimin. Sarene Taylor, 88 vjeçe, u largua nga spitali 4 javë pasi mjekët i thanë familjarëve se nuk mund të bënin më asgjë dot për të moshuarën që kishte pësuar një goditje në tru. Familja e dërgoi nënën në një qendër kujdestarie për personat në fund të jetës së tyre, në mënyrë që 88 vjeçarja të kujdesej nga specialistët… por ajo që kishte ndodhur tronditi mbarë opinionin publik në Britani.

Kujdestarët e kishin lënë pa ujë dhe ushqim të moshuarën për mbi 25 ditë me radhë… derisa ajo ndërroi jetë. Në një reagim emocional, i biri i Sarene, një ish oficer policie i quajtur Rob Taylor, e cilësoi trajtimin e kujdestarëve si jonjerëzor dhe të tmerrshëm.

“Kjo nuk është një histori ilegaliteti, por etike. E kuptoj punën që kryhet në fund të jetës, sepse infermieret bëjnë një punë fantastike… por t’i mohosh një qenie njerëzore ujin dhe ushqimin është një fatkeqësi dhe ne si shoqëri duhet të bëjmë gjithçka që të tilla gjëra të mos ndodhin sërish”-tha djali i të ndjerës.

88 vjeçarja ndërroi jetën më 20 mars (dje). Ndërsa i biri tregoi se ditët e fundit ishte prekur nga Covid dhe s’mund të takonte dot të ëmën.

“Nëna u largua nga spitali 4 javë më parë, atje ku u zbulua se kishte pësuar një goditje në tru. Doktori më tha se nuk kishte më se çfarë të bënte dhe se duhet të konsideronim mundësinë për t’u kujdesur për fundin e jetës së saj. Nënën time e lanë 24-25 ditë pa ujë e ushqim, pa serum, asgjë…e lanë të shtrirë në krevat dhe e shihnin vetëm njëherë në ditë. Etika e të lënit të një njeriu thjesht për të vdekur nga dehidrimi e mosushqyerja… të thyhet zemra.”-tha mandej i biri i të ndjerës.