Pamjet video, dy vogëlushë shpëtojnë shoqen e tyre nga rënia prej lartësisë

Dy fëmijë rreth 10 vjeçarë kanë mundur të mbajnë shoqen e tyre, e cila aksidentalisht ishte rrëzuar nga një mur i lartë disa metra. Pamjet e ngjarjes së ndodhur në një park në qytetin e Chongqinq në Kinë, janë bërë virale në rrjet dhe parë nga miliona njerëz.

Dy fëmijët kanë mundur të kapin nga duart vajzën dhe kanë qëndruar aty për pak minuta, derisa një burrë i shkon në ndihmë dhe ngre lart vajzën.