Pamjet, shkëmbi i pazakontë në shkretëtirën e Arabisë Saudite… përngjan si një peshk masiv

Në nxehtësinë vezulluese të shkretëtirës, një fotograf i quajtur Khaled al Enazi ka arritur të kapë pamjet e një forme të pazakontë shkëmbore. Teksa po dokumentonte një zonë të shkretëtirës së Arabisë Saudite (në parkn arkeologjik të quajtur Al- Ula) fotografi arriti të dallojë këtë shkëmb që i parë nga lartësia i përngjan një krijese masive detare.

“Ndërsa po dokumentoja zonën, pamja e një mali u shfaq para meje, forma e tij sugjeronte një peshk në zemër të shkretëtirës”, tha ai në një prononcim për CNN-në.