Një pjesë e mirë e adoleshentëve rezultojnë të kenë eksperimentuar me të paktën një lloj droge. Sipas një ankete të kryer nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), 15.3% e të rinjve të moshave 14-18 vjeç rezultojnë të kenë konsumuar një lloj droge. 6.6% e tyre kanë eksperimentuar me kanabisin, 4% me ekstazinë, 1.6% kokainën dhe 1.4% heroinën.
“Sipas YRBS (youth risky bihevior survey) studim i kryer në shkolla me të rinjtë e moshave 14-18 vjeç tregohet se 5.4% e të anketuarve kishin eksperimentuar me kanibis, 4% me ekstazi, 1.4% kishin përdorur heroinë dhe 1.6% kishin përdorur kokainë. Kryeqyteti mban numrin më të madh të përdoruesve të drogës të cilët janë adoleshentët dhe të rinjtë. Instituti i Shëndetit Publik, por edhe qendrat të cilat i trajtojnë ato, raportojnë për një numër në rritje të rasteve të personave të cilët marrin lëndë narkotike në Tiranë.
Nga viti në vit niveli i përdorimit të drogave nga të rinjtë shqiptarë numri i përdoruesve të drogës ka një trend në rritje, por ajo që mbetet më problematike është se këta përdorues janë adoleshentë. Rreth 6-7 për qind e të rinjve përdorin drogë duke filluar nga më të lehtat, si tymosja e hashashit, e deri tek kokaina, heroina, me injeksione. “Rreth 7-9 per qind e të rinjve të shkollave të mesme janë ekspozuar ndaj drogave në mjediset shkollore ose rreth tyre. Pra, u është ofruar përdorimi i një droge pranë mjedisit të shkollës, çka do të thotë që trafikantët e drogës, funksionojnë tashmë kudo, edhe pranë shkollave”-thuhet në raportin e ISHP-së.
Shqetësimi për konsumin e drogërave ngrihet prej kohësh në shoqërinë tonë.
Studimi po ashtu vë në dukje se 21% e të pyeturve kanë pohuar se mund ta gjejnë lehtësisht kanabisin. Më së shumti ky fenomen shqetësues rezulton të jetë i pranishëm në Tiranë, Fier, Durrës e Vlorë. Veç kanabisit, në rritje duket të jetë dhe përdorimi i duhanpirësve. Shumë nxënës pohojnë se eksperienca e parë me drogën ka nisur që në moshën 12-13 vjeç.